KRYEFAQJA » LAJME » Greqia do të kthejë mbrapsht helikopterin turk
Greqia do të kthejë mbrapsht helikopterin turk
EPA/DIMITRIS ALEXOUDIS

Greqia do të kthejë mbrapsht helikopterin turk

Greqia do të kthejë në Turqi helikopterin turk që u ul në qytetin e  Aleksandropulit në veri të Greqisë. Në një deklaratë për shtyp, qeveria greke njoftoi se do të ndjeke procedurat e parashikuara nga ligji ndërkombëtar. Megjithatë do të merret në konsideratë fakti se tetë personat e ndaluar akuzohen në vendin e tyre për dhunim të rregullit kushtetues dhe tentativë për rrëzimin e demokracisë, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së qeverisë greke. Tetë personat që mendohet se janë ushtarakë të përfshirë në grushtin e shtetit në Turqi, hynë në Greqi përmes një helikopteri. Menjëherë pas lajmit, ministri i jashtëm turk kontaktoi me autoritetet greke dhe kërkoi ata të kthehen në Turqi.