KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqia përgatitet të evakuojë kampin e refugjatëve në Idomeni

Greqia përgatitet të evakuojë kampin e refugjatëve në Idomeni

Greqia synon të evakuojë nesër kampin e mbipopulluar të migrantëve në Idomeni që ndodhet në kufirin maqedonas. Sipas burimeve policore, në Athinë janë dërguar forca policore shtesë për të kryer zhvendosjen e rreth 8 500 migrantëve të mbetur në këtë kamp. Bashkë me rreth 200 forca policore, që priten të mbërrijnë në orët e ardhshme, në Idomeni po shkojnë gradualisht disa dhjetëra përkthyes, të cilët do të bindin refugjatët të braktisin kampin. Ky operacion pritet të zgjasë të paktën 10 ditë, ndërsa do të evitohet çdo përdorim dhune nga ana e forcave policore. Vetëm në 24 orët e fundit janë larguar me dëshirën e tyre nga ky kamp mbi 400 vetë, ndërsa edhe sot pritet të largohen deri në fund të ditës mbi 300 të tjerë.