KRYEFAQJA » LAJME » Greqia u thotë “Po” kreditorëve
Greqia u thotë "Po" kreditorëve

Greqia u thotë “Po” kreditorëve

Pas një diskutimi maratonë i cili ka zgjatur gjatë gjithë natës, deri në orët e  para të mëngjesit të së premtes, parlamenti grek ka miratuar marrëveshjen e arritur midis Athinës zyrtare dhe kreditorëve ndërkombëtarë për planin e tretë të ndihmës për të shpëtuar vendin. Diskutimi ka nisur pasditen e së enjtes dhe procesi i votimit është bërë rreth orës 09:00 të mëngjesit të së premtes. Ndërkaq po të premten Eurogrupi pritet të vendosë për Greqinë kur dihet që FMN ka rënë dakord me BE. Marrëveshja mes Greqisë dhe BE është një hap para  i rëndësishëm sepse çon në stabilitetin financiar.