KRYEFAQJA » LAJME » Greqi,parlamenti miratoi ndërtimin e një xhamie në qendër të Athinës
EPA/PANTELIS SAITAS

Greqi,parlamenti miratoi ndërtimin e një xhamie në qendër të Athinës

Parlamenti grek miratoi propozimin për ndërtimin e një xhamie në qendër të Athinës, me financim nga shteti, pas disa përpjekjeve të pasuksseshme më herët lidhur me këtë temë. Partia në pushtet Syriza e mbështeti projektin për ndërtimin e xhamisë kurse partnerët e saj nacionaliste dhe grekët e pavarur nuk u pajtuan me idenë. Në Athinë jetojnë disa dhjetëra mijëra myslimane që nuk kanë asnjë vend për lutje, por shfrytëzojnë hapësira jozyrtare jashtë qytetit. Xhamia e re do të kushtoje 900 mijë euro. Ndërtimi i saj përflitej qysh në vitin 2004 kur në Athinë u mbajtën lojërat olimpike, por projekti nuk u realizua për shkak të kundërshtimeve të një pjese të opinionit dhe të kishës ortodokse greke. Athina është kryeqyteti i vetëm në evropë pa objekt kulti mysliman. Xhamia e fundit në Greqi u mbyll në vitin 1832 kur vendi u shkëput nga pushtimi osman.