KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi: Putin viziton Malin Athos, një nga vendet më të shenjta për ortodoksët
Greqi:Presidenti rus Putin ishte dje në Malin Athos

Greqi: Putin viziton Malin Athos, një nga vendet më të shenjta për ortodoksët

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi dje manastirët në Malin grek Athos, të cilin Ortodokset e konsiderojnë si një nga vendet më të shenjta. Mali Athos është një enklavë prej 20 manastirësh. Prej një periudhe 1 mijë vjeçare, gratë nuk lejohen të hyjnë aty. Lideri rus udhëtoi me anije për në gadishull, pasi nuk ka rrugë të tjera që të çojnë atje. Sapo mbërriti në enklave, Putin u shpreh se ishte i bindur se lidhja ruse me Greqinë si dhe me Malin e Shenjtë Athos do të fuqizohej më shumë. Pasi ndoqi një meshë në Karies, e cila është qendra administrative e enklaves, presidenti rus udhëtoi drejt manastirit të Shën Panteleimonit, pa praninë e medias. Në këtë manastir, presidenti rus mori pjesë në festimet që shënuan 1 mijë vjetorin e prezencës së murgjve ruse në Malin e Shenjtë. Kjo është hera e dytë që zoti Putin viziton malin Athos. E para vizitë e tij në vendin e shenjtë ishte në vitin 2005.