KRYEFAQJA » LAJME » Greva e fermerëve grekë pezullon Kapshticën
Greva e fermerëve grekë pezullon Kapshticën

Greva e fermerëve grekë pezullon Kapshticën

Greva e fermerëve grekë që prej dy ditësh mbajnë të bllokuar me traktorë akset rrugore po shkakton vështirësi edhe për udhëtarët nga Shqipëria në Greqi dhe anastjelltas. Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe njoftoi se të hënën “prej orës 11:00 deri në orën 13:00, pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës,do të ndërpresë punën”. Për këtë shkak nuk do të mund të kryhen formalitetet kufitare. Në këtë pike prej ditësh ka patur rradhë të gjata në automjeteve të ndryshme në të dy anët e kufirit. Koha e ftohtë me dëborë dhe ngrica e ka rënduar pritjen. Greva e fermerëve grekë, ndër më të mëdhatë kohët e fundit, kundërshton reformën e pensioneve të ndërmarrë nga qeveria Cipras. Midis tyre dhe autoriteteve ende nuk është gjetur një zgjidhje e kënaqshme.