KRYEFAQJA » LAJME » Grevë e përgjithshme dhe protesta ka përfshirë Greqinë

Grevë e përgjithshme dhe protesta ka përfshirë Greqinë

Greva e përgjithshme e organizuar nga dy sindikatat greke si proteste kundër planeve të qeverise për reformat në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, ka degjeneruar në përplasje të dhunshme, hedhje gurësh dhe bombash molotov ndaj policisë në Athinë. Përleshjet mes policisë dhe grupeve ekstremiste anarkiste zgjaten për rreth një ore, ndërsa janë dëmtuar dyqanet në sheshin Sindagma dhe Omonia. Policia njoftoi se ka ndaluar disa persona në lidhje me aktet e dhunës. Mediat greke raportojnë se akte dhune janë shënuar dhe në qytete të tjera greke. Greqia u paralizua sot për shkak të grevës së përgjithshme. Në qytetet e mëdha nuk punoi transporti urban dhe ai hekurodhor, u bllokua trasporti detar, kompanite ajrore vendore anulluan dhjetera fluturime, ndërsa pati vonesa në fluturimet ndërkombetare për shkak të reduktimit të stafit. Në greve morën pjese edhe avokatët, noterët, farmacistët, ndërsa spitalet punuan me personel të reduktuar. Në grevë hynë edhe taksistët, ndërkohë që u mbyllen edhe pikat e shitjes së karburanteve .