KRYEFAQJA » LAJME » Grevë e përgjithshme në hekurudha

Grevë e përgjithshme në hekurudha

Transporti hekurrudhor shqiptar është ndërprerë të mërkurën për shkak të një greve të përgjithshme një ditore. Që prej orës 7 të mëngjesit asnjë tren nuk është nisur nga stacionet hekurudhore.Punonjësit e këtij sektori kërkojnë realizimin e disa kërkesave ekonomike që sipas tyre do e bënte punën në hekurudhë më të sigurtë. Osman Meta, kryetar i Sindikatës së Hekurudhës tha se ata kërkojnë të hiqet akciza e naftës, të hiqet TVSH,te lahen borxhet, të paguhen sigurimet dhe të pagat e vonuara. Punonjësit kërkojnë gjithashtu dhe rifillimin e lëvizjes së trenave drejt Ballshit, Pogradecit dhe Vlorës. Gjithnjë e më shumë ata po shprehin shqetësimin kundër rrezikut të falimentimit të shërbimit hekurudhur, pasi sipas tyre dhënia me koncension e portit të Durrësit ka sjellë pengesa të mëdha për trenat të ngarkojnë mallrat në port, duke i çuar drejt falimentimit dhe duke hedhur punëtorët në rrugë.
Hekurudha shqiptare prej kohësh po kalon periudhë të vështirë, duke mos qenë konkurente në fushën e transportit të mallrave dhe udhëtarëve. Me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama u premtua një ringjallje e transportit hekurudhor. Disa kohë më parë ministri i transportit dhe infrastrukturës Edmond haxhinasto tha se një prioritet madhor përbën realizimi i trekendshit hekurudhor Tiranë-Rinas–Durrës për të cilën është duke u realizuar një projekti i detajuar. “Besoj se në të ardhmen e afërt do të shikojmë edhe mundësinë e investimit të saj” u shpreh zoti Haxhinasto.