KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin e shpendëve të gjalla
Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin e shpendëve të gjalla

Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin e shpendëve të gjalla

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura nga gripi i shpendëve, ndërsa u ka bërë thirrje fermerëve të lajmërojnë shërbimin veterinar në rast të konstatimit të shpendë të ngordhur. Vendimi u mor pasi virusi H5N8 që shkakton gripin e shpendëve është shfaqur sërish në Europë. Në muajin tetor, autoritetet e vendeve si Austria, Kroacia Danimarka, Gjermania, Hungaria, Polonia, Rusia, Zvicra dhe Holanda kanë raportuar raste të ngordhjes të zogjve të egër për shkak të këtij virusi. Për arsye se Shqipëria është pjesë e shtegtimit të shpendëve të egër drejt lagunave, ajo është e rrezikuar të preket nga ky virus. Hera e fundit që H5N8 është shfaqur ka qenë viti 2006.