KRYEFAQJA » LAJME » Gruevski: Largohem nga detyra përpara 15 janarit
Gruevski: Largohem nga detyra përpara 15 janarit

Gruevski: Largohem nga detyra përpara 15 janarit

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski përsëriti edhe një herë se do të largohet nga detyra përpara 15 janarit, bëjnë të ditur burime të ndryshme informacioni nga Maqedonia. “Do të ketë qeveri të re teknike sipas marrëveshjes së Përzhinos. Më 15 janar ajo do të formohet e në vazhdim do të merret me organizimin e zgjedhjeve. Kurse dorëheqja do të jepet më parë” citojnë mediat vendase zotin Gruevski. “Se kush do të jetë kandidati për kryeministër do të vendosë partia dhe për këtë do t’ju njoftojmë në kohën e duhur” ka thënë ai.
Në bazë të marrëveshjes mes forcave politike të arritur disa muaj më parë, qeveria do të drejtohet nga një funksionar tjetër i partisë së tij VMRO-DPMNE. Zoti Gruevski ka bërë të ditur se me komisarin evropian Johannes Hahn i cili do të mbërrijë javën e ardhshme në Shkup, do të bisedojë për të gjitha çështjet aktuale të vendit.