KRYEFAQJA » LAJME » Durrës-Elbasan, nisin aksionet për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme në ujësjellësa
Grupe task-forcë të ujësjellësit të Durrësit kontrolle gjatë gjithë verës në terren

Durrës-Elbasan, nisin aksionet për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme në ujësjellësa

Pesë grupe task- forcë të ujësjellësit të Durrësit do të operojnë gjatë gjithë verës në terren për të verifikuar lidhjet e paligjshme, gjendjen e matësve dhe konsumin mujor të abonentëve privat dhe familjarë. Grupet do të kontrollojnë çdo subjekt privat e abonent familjar në zonën e Plazhit, shkëmbit të Kavajës, Ura e Gjoles – Shijak, Shkozet dhe Durrës.

Ndërsa në Elbasan mospagesa e faturave të konsumit të ujit, e ka vënë ndërmarrjen e ujesjëllësit të këtij qyteti para faktit të pamundësisë për investime e për të përmirësuar shërbimin. Rreth 1 mijë abonentë familjare e private rezultojnë debitore në shumën prej 100 milionë lekë. Në ditën e parë, kontrollet u përqendruan në dy anët e bulevardit Aqif Pasha, ku u ndëshkuan me ndërprerje të ujit të pijshëm mbi 20 bisneseve e 30 konsumatorëve familjare.