KRYEFAQJA » LAJME » Grupi i xhihadistëve, prokuroria kërkon 152 vjet burg për 9 persona
Tiranë, dënohen të akuzuarit për terrorizëm

Grupi i xhihadistëve, prokuroria kërkon 152 vjet burg për 9 persona

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokuroria për Krime të Rënda dha të martën pretencën për një grup personash që sipas saj rekrutonin dhe dërgonin shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme. Në përfunditm të 43 seancave ajo kërkoi dënimin me një total prej 152 vitesh burgim për 9 persona, pjesë e një grupi që sipas saj rekrutonin dhe dërgonin shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme. Kjo prokurori vlerëson se në bazë të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese, ka siguruar prova të mjaftueshme se të pandehurit, kryesisht në vitin 2013, kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë. veprat penale që rëndojnë ndaj tyre janë ”Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”, ”Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe ”Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga nenet 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal.
Tashmë pritet mbrojtja e të pandehurve të cilët kanë kundërshtuar me forcë akuzat dhe i kanë dhënë procesit gjyqësor karakterin e një sulmi fetar ndaj tyre.