KRYEFAQJA » LAJME » Grupi Parlamentar i PS-së:Vettingu votohet sot

Grupi Parlamentar i PS-së:Vettingu votohet sot

Grupi Parlamentar i PS-së, në mbledhjen që i paraprin seancës së jashtëzakonshme të kuvendit, rikonfirmoi votën “pro” miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Zv.Kryeministri Niko Peleshi, ripërsëriti atë që më herët tha kryeministri Rama, se mazhoranca i ka votat për të kaluar 7 ligjet, mes tyre edhe “Vettingun”. Mbledhja e grupit u drejtua nga kryeministri Rama. Pasdite kuvendi mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, për të votuar 7 ligjet që bëjnë të zbatueshme reformën në drejtësi, të miratuar me 140 votat e deputetëve.