KRYEFAQJA » LAJME » Grushti i shtetit në Turqi, nuk i ndalon shqiptarët të vazhdojnë pushimet në këtë vend
Grushti i shtetit në Turqi, nuk i ndalon shqiptarët të vazhdojnë pushimet në këtë vend

Grushti i shtetit në Turqi, nuk i ndalon shqiptarët të vazhdojnë pushimet në këtë vend

Pushuesit shqiptarë që kanë zgjedhur Turqinë si destinacion turistik, nuk kanë paraqitur asnjë situatë shqetësimi apo paniku, pas tentativës së dështuar për grusht shteti atje. Operatorët turistikë të kontaktuar nga RTSH thonë se gjatë mbrëmjes të së premtes kanë qenë në kontakt me pushuesit. Ka patur anulime të përkohëshme të fluturimeve civile, pas ndërprerjes së fluturimeve drejt aeroporteve të Ankarasë dhe Stambollit, por pa shkaktuar shqetësime. Sipas agjensive nuk ka patur anulim të rezervimeve, ndërsa ka patur grupe të organizuara që janë nisur edhe të shtunën me linja ajrore drejt destinacioneve turistike në Turqi. Për më tepër edhe gjatë së shtunës kane vijuar rezervimet për ditet ne vijim. Momentalisht nuk dihet numri i saktë i pushuesve shqiptarë në Turqi, por një ndër pesë turoperatorët e mëdhenj që operon me këtë vend, i tha RTSH vetëm ai kishte të paktën 1000 pushues shqiptar në resortet e jugut të Turqisë. Antalia, Budrumi, Beleku etj vijojnë të mbeten ndër destinacionet turistike më te preferuara nga shqiptarët edhe këtë vit, kjo dhe për  shkak të çmimeve, që kanë qenë konkuruese.