KRYEFAQJA » LAJME » Guardia di Finanzia: U mboll 8 herë më pak kanabis se në 2013
Guardia di Finanzia: U mboll 8 herë më pak kanabis se në 2013

Guardia di Finanzia: U mboll 8 herë më pak kanabis se në 2013

Një raport i Guradia di Finanzia lidhur me kultivimin e drogës në Shqipëri vlerëson se rritja e bimëve narkotike në territorin shqiptar është ulur me 8 herë e krahasuar me vitin 2013. Raporti i specialistëve italianë të antidrogës mbështetet në fotografime ajrore të territorit të Shqipërise gjatë kësaj periudhe. Sipas raportit sipërfaqja e mbjellë me drogë në Shqipëri këtë vit është 44 hektarë ndërsa në vitin 2013 Guradia di Finanzia kishte evidentuar mbi 320 hektarë të mbjellë me bimë narkotike kanabis sativa. Sipas raportit, këtë verë fshati Lazarat, që dikur ishte epiqendër e kultivimit të drogës nuk ka asnjë parcelë të mbjellë, si rezutlat i ndërhyrjeve të policisë gjatë këtyre dy viteve të fundit. Raporti thotë se Lazarati ka dalë nga harta e kultivimit të drogës, por në të mbeten qendra të tjera si Kruja, Vlora e Dukagjini.