KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Guidë turistike në Berat
Most turecki (Most Gorica)

Guidë turistike në Berat

Shtegu i Goricës” është një tjetër destinacion me vlera kulturore dhe natyrore për vizitorët që zgjedhin qytetin e Beratit. Shtegu ndodhet mbi lagjen “Goricë”, në kodrën e saj, dhe pamja që shfaqet në ngjitje të tij është e mrekullueshme. Në këtë shteg me gjelbërim dhe ajër të pastër, ndodhen dhe rrënojat e Kalasë së Goricës, të cilat datojnë që në gjysmën e parë të shekullit të III. Shtimi i kërkesave të vizitorëve për intenerare natyrore të reja ka bërë që së fundmi shtegu të vendoset në guidat që i ofrohet vizitorëve.

Në çelje të këtij shtegu ku dhe janë ngjitur vizitorët e parë, të cilët tërhiqen së tepërmi nga natyra, është bërë dhe çertifikimi i 8 të rinjëve dhe të rejave që i shtohen guidave profesionale.

Gjithë guida për gjatë shtegut të Goricës zgjat një orë e 30 minuta ecje në natyrë, ku vizitorët do të shijojnë pamjen e mrekulleshme që shfaqet, bimësinë e dendur, ajrin e pastër dhe rrënojat e kalasë.