KRYEFAQJA » LAJME » Guvernatori Gent Sejko thirrje politikës për reformat strukturore
Sejko: Ekonomia ka shënuar rritje progresive

Guvernatori Gent Sejko thirrje politikës për reformat strukturore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko vijon thirrjen ndaj politikës për të kryer sa më shpejt reformat strukturore. I pranishëm në seminarin e nivelit të lartë të organizuar në Bankën e Sllovenisë në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, numri një i bankës qëndore e vuri sërish theksin tek bashkërendimi midis politikës monetare me atë fiskale. Në fjalën e tij, guvernatori Sejko diskutoi mbi kontributin dhe rolin e politikës monetare në kushtet e një politike fiskale konsoliduese referuar eksperiencës shqiptare. Ky seminar shërbeu si një platformë diskutimi për të shkëmbyer ide mbi bashkërendimin e politikës monetare dhe asaj fiskale, çështje që përbën interes të veçantë nga këndvështrimi i sfidave me të cilat po përballen bankat qëndrore sot.