KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Guvernatori i Hong Kongut: Do nxis investimet në Shqipëri!
Guvernatori i Hong Kongut: Do nxis investimet në Shqipëri!

Guvernatori i Hong Kongut: Do nxis investimet në Shqipëri!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë lajme të mira gjatë vizitës së tij në Hong Kong. Guvernatori i Hong Kongut Leung Chun-Ying, vec pritjes mjaftë të ngrohtë që i bëri zotit Rama në rezidencën e qeverisë, u angazhua për të nxitur investitorët vendas e të huaj për projekte në Shqipëri në fushën e turizmit dhe tregtisë. Kreu i qeverisë shqiptare falenderoi guvernatorin për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të aktiviteteve gjatë vizitës në Hong Kong, ku ai gjeti rastin të nënvizuar bukuritë natyrore të Shqipërisë, por edhe pozicionin e favorshëm gjeografik, lehtësirat në taksa dhe tregun e favorshëm të punës.