KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare nuk do të preket nga deflacioni
Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare nuk do të preket nga deflacioni

Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare nuk do të preket nga deflacioni

Pak ditë pasi INSTAT raportoi për rënie të çmimeve të konsumit në 2 përqind, niveli më i ulët i dekadës se fundit në Shqipëri, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko nuk sheh rrezik të afërt për një situatë deflacioniste. Gjatë një aktiviteti me rastin e nisjes së javës globale të parasë, numri një i BSH vlerëson se rënia e çmimeve lidhet me tregjet ndërkombëtare, por ekonomia shqiptare nuk do të preket nga deflacioni.
Konkluzionet paraprake të këtyre analizave sugjerojnë se rënia e inflacionit ka ardhur nga goditje të ofertës, të cilat në një pjesë të madhe vijnë nga zhvillimet e tregjeve ndërkombëtare. Si arsye kryesore shënohet rënia e çmimit te naftës, fillimisht në tregjet ndërkombëtare dhe së fundmi edhe në tregjet lokale, ka prodhuar një efekt rënës mbi inflacionin në intervalin 0.5 deri në 1 pikë përqindjeje. Së dyti, inflacioni i çmimeve të ushqimeve në partnerët tanë tregtarë luhatet në nivele të ulëta. Inflacioni i ushqimeve në muajin janar në katër vendet kryesore partnere tregtare ishte vetëm në nivelin 0.25 për qind, kundrejt një norme mesatare të inflacionit të ushqimeve prej 3.1 për qind për periudhën janar-shkurt në Shqipëri. Nëpërmjet aktivitetit tregtar me këto vende, ky inflacion i ulët tenton të përhapet edhe në ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur së fundi se rënia e çmimeve është një situatë e përkohshme, por nuk e pëjashton mundësinë e ndërhyrjes në politikën monetare nëse tendenca vijon.