KRYEFAQJA » LAJME » Guximtar Boçi dëshmon në Prokurori
Guximtar Boci, deshmon, prokurori, gjyq, sistemi gjyqesor

Guximtar Boçi dëshmon në Prokurori

Nga i paditur, Guximtar Boçi, është kthyer në paditës. “Unë nuk kam kërkuar favore seksuale ndaj askujt, dhe nuk kam ndikuar në dhënien e asnjë vendimi gjyqësor, ndaj çdo gjë e thënë ndaj meje është një sajesë dhe presion për shkak të detyrës”. Këto kanë qënë fjalët që ish kreu i gjykatës së Gjirokastrës i akzuar për një skandal seksual, ka thënë përpara prokurores Pranvera Pushtina dhe oficerit të policisë gjyqësore, Arenc Çela. Për më shumë se 90 minuta dëshmia e tij është fiksuar në fashikujt e hetimit nga prokurorët e krimeve të rënda të cilët sipas avokatit, ende nuk kanë ngritur nje akuzë konkrete ndaj ish gjyqtarit. Gjyqtari u padit publikisht më anë të një regjistrimi video dhe audio, nga një shtetase e cila pretendoi se i ishte kërkuar seks në këmbim të një vendimi gjyqësor. Por përgjimet sipas avokatit Visha janë manipuluar, ndërsa ndaj gruas janë siguruar prova, si vendime gjyqësore të vitit 2015 që dëshmojnë se pjesë e shantazheve të kësaj shtetase janë bërë edhe familjarët e saj. Guximtar Boçi u pezullua një javë më parë nga posti i kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësise, deri në përfundim të hetimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton atë për “korrupsion pasiv”. Kallzuesja e këtij skandali seksual, aktualisht mbahet nën mbrojtjen e 3 punonjësve të policisë. Prokurorët thanë se në një fazë të dytë të dy personazhet do të vendosen përball njëri tjetrit në një seancë ballafaqimi.