KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Habia më e fundit në rrjet, gruaja zhduket gjatë transmetimit direkt
gruaja-620x349

Habia më e fundit në rrjet, gruaja zhduket gjatë transmetimit direkt

Një grua në aeroport që merr bagazhet e veta dhe krejt papritur zhduket sikur të mos kishte qenë kurrë aty. Kjo është “gjëegjëza” më e fundit në rrjetet sociale. Pamjet, te cilat janë marrë nga një intervistë e transmetuar në televizionin danez, mund të gjenden në kanalin YouTube.
Gjatë një interviste në aeroport për programin “Sports Center” në kanalin “Denmark TV2”, një grua me flokë të verdhë duket në sfond teksa bisedon me një udhëtare tjetër. Por në kohën kur kjo e fundit merr bagazhet për t’u larguar, flokëverdha zhduket.
Këto pamje kanë ndezur diskutimet në “Reddit”, ku përdoruesit hedhin teori nga më të ndryshmet lidhur me zhdukjen e papritur të gruas.
Disa thonë që ajo mund të ketë qenë fantazmë, të tjerë thonë se mund të ketë qenë jashtëtokësore. Por një gjë është e sigurt: i intervistuari do të  mbahet mend gjatë falë gruas në sfond.