KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Haga: Kina nuk duhet të pretendojë Detin e Kinës Jugore
Hagë: Kina nuk duhet të pretendojë Detin e Kinës Jugore
EPA

Haga: Kina nuk duhet të pretendojë Detin e Kinës Jugore

Kina nuk ka bazë ligjore të pretendojë të drejtat historike në Detin e Kinës Jugore. Ky është vendimi i dhënë të martën nga Gjykata e Arbitrazhit në Hagë në lidhje me çështjen e paraqitur nga Filipinet, shtet i cili sfidoi të drejtën e pretenduar nga Kina për të shfrytëzuar burimet në ishujt dhe ujërat e Detit të Kines Jugore, të cilat pretendohen edhe nga shtete të tjera të rajonit. Trupi gjykues i përbërë nga pesë gjykatës së të drejtës detare, u shpreh se Kina nuk ka sovranitet në zonat detare që përfshihen në të ashtuquajturën linjë me nëntë vija, e cila u formulua nga qeveria e Kinës në vitin 1947, me synim shënjimin e rajoneve të marra pas disfatës së Japonisë. Një vendim i tillë pritet të tensionojë akoma më tej mosmarrëveshjet në Azinë juglindore, ku rritja e prezencës ushtarake kineze ka ngritur shqetësimet e fqinjëve më të vegjël dhe ka qenë një çështje konfrontimi me Shtetet e Bashkuara. Pekini nuk mori pjesë në seancë duke deklaruar se gjykata ndërkombëtare nuk kishte të drejtë të vendoste mbi çështjen. Vendimi u mirëprit nga Manila zyrtare, por vihet në pikepyetje zbatimi i tij, pasi autoritetet kineze nuk e njohin atë.