KRYEFAQJA » LAJME » Hahn: Dialog për Reformën në Drejtësi
Hahn: Dialog për Reformën në Drejtësi

Hahn: Dialog për Reformën në Drejtësi

Në Parlamentin Evropian u diskutua mbi rezolutat e raportuesit Knut Flankenshtain për Shqipërinë. Komisioneri Johahes Hahn e vuri theksin te reforma në drejtësi, duke e quajtur atë një zhvillim te rëndësishëm për Shqipërinë. Ai theksoi se palët politike duhet të zhvillojnë dialog për të përmbushur 5 përparësitë për çeljen e negociatave të anëtarësimit, ndërsa si më kryesoren nga këto përparësi quajti reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi, jo vetëm do të ndihmojë në zbatimin e ligjit në vend, por edhe profesionalizimin në këtë sektor, balancën e duhur në sisteme të ndryshme. Partitë politike duhet të përfshihen në dialog konstruktiv dhe vendimtar. Kjo pa dyshim, është një zhvillim për interesin e qytetarëve. Komisioneri për negociatat e Zgjerimit, theksoi se Shqipëria duhet të dëshmojë precedentë në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Duhen më shumë rezultate për të çmontuar krimin e organizuar. Procesi i ashtuquajtur i dekriminalizimit duhet të përparojë. Edhe nëpunësit civilë dhe ata të zgjedhur të jenë subjekt i këtij ligji, tha ai. Një pikë tjetër e theksuar është përfundimi i reformës zgjedhore. Zyrtari i lartë i BE-së theksoi se duhet të miratohet legjislacioni përkatës sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.