KRYEFAQJA » LAJME » Hahn: Kompromis për negociatat
Hahn: Kompromis për negociatat

Hahn: Kompromis për negociatat

Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn, ka marrë pjesë në mbledhjen e peste të Këshillit Kombëtar të Integrimit. Kryetarja e këtij këshilli, deputetja e opozitës Majlinda Bregu, tha se mesazhi i komisionerit do të ndihmojë palët që të gjejnë mirëkuptimin mes tyre. Sipas saj anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të garantojë standarte më të larta të demokracisë.

Nga ana e tij komisioneri Hahn ka thënë se Shqipëria aktualisht ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm. Ai u shpreh se palët mund të gjejnë pikat e kompromisit të nevojshme për të ecur drejt qëllimeve të përbashkëta. Duke vene theksin tek reforma në drejtësi, komisioneri Hahn tha se arritja e një marrëveshjeje është sfidë, por se kjo është një çështje dhe reformë me rëndësi thelbësore. Komisioneri Hahn tha se reformat në Shqipëri duhet të vijojnë në mënyrë që të arrihet në hapin tjetër që është hapja e negociatave.