KRYEFAQJA » LAJME » Hahn letër krerëve të partive: Ja vija e kuqe!
Hahn përshëndet miratimin e reformës

Hahn letër krerëve të partive: Ja vija e kuqe!

Komisioneri Europian për Zgjerimin Johannes Hahn ju është drejtuar me një letër udhëheqësve politik kryesorë të Shqipërisë, ku ka përcaktuar ato që ai i cilëson si “vija e kuqe” për komunitetin ndërkombëtar në propozimin hibrid për Reformën në Drejtësi. Në letrën e tij drejtuar kryeministrit Rama, kreut të Kuvendit Meta dhe kreut të opozitës Basha, komisioneri ka theksuar se “Së pari, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit duhet të jetë i bazuar ligjërisht mbi Kushtetutë. Së dyti, vijon z. Hahn, pohoj edhe një herë se roli i këtij operacioni do të jetë vetëm rekomandues dhe jo ligjërisht detyrues. Megjithatë, këto rekomandime do të përmbajnë edhe arsyetimet e nevojshme ku do të shpjegohet pozicionimi i marrë sipas kritereve të përcaktuara nga legjislacioni”. Në përfundim, z. Hahn shprehet besimplotë se do të procedohet mbi këto baza, ndërsa është në pritje të mesazheve për votimin të enjten në parlament për reformën.