KRYEFAQJA » LAJME » Hahn nis takimet në Tiranë
Hahn: Dialog për Reformën në Drejtësi

Hahn nis takimet në Tiranë

Komisioneri Johannes Hahn ka nisur në Tiranë takimet me zyrtarët me të lartë shqiptarë,në fokus të të cilave do të jetë nxitja e palëve për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi. Komisioneri Hahn do të bashkëkryesojë me kryeministrin Rama tryezën e Dialogun e Nivelit të Lartë mbi përparësitë kyçe të reformave, që do të ndiqet nga një konferencë për shtyp.
Takimi i parë është me presidentin Nishani, për të pasuar me kreun opozitës Basha, tryezën e Dialogu Nivelit të Lartë në mesditë dhe më tej me kreun e parlamentit Meta dhe ministrin e jashtëm Bushati. Në mediat e Tiranës zyrtarë të lartë shpresojnë që takimet e zotit Hahn me politikanët shqiptarë të ndikojnë në zbutjen e klimës politike majft të acaruar ditët fundit.