KRYEFAQJA » LAJME » Hahn për Reformën: Bëni dhe kilometrin e fundit

Hahn për Reformën: Bëni dhe kilometrin e fundit

Komisionieri Europian Johannes Hahn, i ka bërë thirrje politikës shqiptare të ndërmarri sa më shpejt hapat e fundit për miratimin e Reformës në Drejtësi, pa kompromentuar thelbin e saj të pranuar tashmë ndërkombëtarisht. Zoti Hahn pasi ka vlerësuar punën e bërë deri më tani nga ekspertët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë për reformën në drejtësi, ka theksuar se është shumë e rëndësishme që politika shqiptare të bëjë edhe kilomentrin e fundit dhe të siguroje shumicën prej  2/3-tave për ndryshimet kushtetuese.