KRYEFAQJA » LAJME » Hahn: Rekomandim i kushtëzuar për Shqipërinë për të hapur negociatat
Hahn: Rekomandim i kushtëzuar për Shqipërinë për të hapur negociatat

Hahn: Rekomandim i kushtëzuar për Shqipërinë për të hapur negociatat

Shqipëria do të marri një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave me BE. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri për zgjerimin e BE Johanes Hahn, gjatë raportimit të tij të mërkurën në Komisionin e Jashtë të PE-së. “Komisioni i jep një rekomandim të kushtëzuar përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ky është subjekt i një progresi të prekshëm, përsa përket procesit të Reformë në Drejtësi, vlerësimit të gjyqtarëve dhe vettingut të prokurorëve” përmendi tre kushtet zoti Hahn gjatë fjalës së tij.