KRYEFAQJA » LAJME » Hahn viziton Kosovën
Han: Mirëpresim progresin, por reformat duhen çuar pëpara

Hahn viziton Kosovën

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn, viziton të premten Kosovën. Ai do të takohet me Presidenten, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit më të cilët do të diskutojë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes të Kosovës dhe BE-së. Pika kulmore e vizitës do të jetë një fjalim që Komisioneri Johannes Hahn do të mbajë para deputetëve të Kuvendit te Kosovës në një seancë solemne. Partitë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë thënë se nuk do ta pengojnë senacën dhe do të marrin pjesë në të njësoj si në seancën ku foli presidenti i ushtrisë Fisher. Zoti Han do të vizitojë edhe Mitrovicën për takime me politikanet lokalë serbë.