KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Haider al-Abadi thirrje grupit të Shtetit Islamik :“Dorëzohuni ose vdisni! Nuk keni zgjidhje tjetër!”

Haider al-Abadi thirrje grupit të Shtetit Islamik :“Dorëzohuni ose vdisni! Nuk keni zgjidhje tjetër!”

Kryeministri i Irakut i ka bërë thirrje grupit të Shtetit Islamik të dorëzohen ndërkohë që trupat e tij po hyjnë në bastionin e fundit urban në vend, Mosulin. Haider al-Abadi u shfaq në televizionin shtetëror, i veshur uniformë ushtarake duke thene: “ Ata nuk kanë zgjidhje tjetër , ose të dorëzohen, ose të vdesin” Ne do ta rrethojmë grupin terrorist nga të gjitha anët dhe me vullnetin e Zotit do t’ia presim kokën e gjarprit. Ata nuk do të kenë asnjë mënyrë për të dalë…. nuk kanë asnjë mënyrë për të shpëtuar.” Një betejë e ashpër ka filluar në Mosul kur trupat irakiane kanë nisur sulmin tokësor në një lagje të qytetit – sulmi i parë i tillë në dy javë, që kur ka nisur operacioni për marrjen e Mosulit nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik. Luftimet filluan mengjesin e 1 nëntorit kur trupat qeveritare irakiane që avancuan ditën e kaluar deri në një kilometër në afërsi të Mosulit shtinë me artileri të rëndë, me tanke dhe mitralozë mbi pozicionet e Shtetit Islamik në lindje të Mosulit. Militantët iu kundërpërgjigjën me raketa antitank dhe të shtëna armësh në një përpjekje për të penguar avancimin e forcave qeveritare irakiane. Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë mbështetur sulmin e qeverisë irakiane. Në operacion janë përfshirë 50 mijë trupa irakiane, luftëtarët kurdë Peshmerga, fiset arabe Suni dhe ata Shia. Besohet se në qytet janë ende 3 mijë deri në 5 mijë militantë dhe 1.5 milionë civilë dhe nga përshkallëzimi i luftimeve mijëra prej tyre kanë nisur të zhvendosen, ndërsa në skenarin më të keq, OKB parashikon 700 mijë të zhvendosur. Mosuli ra në duart e ISIS-it në 2014 dhe pikërisht nga një xhami e këtij qytetit, kreu i terroristëve, Abu Bakr al-Baghdadi zgjodhi të shpalle “Kalifatin”.