KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Haiti pas Uraganit Methju
haiti, pas uraganit, gjendja, uragani methju

Haiti pas Uraganit Methju

 

Tre javë pasi uragani shkatërrues Methju goditi Haitin, ekspertët shprehin frikën se popullata vendase po përballet me fatkeqësi humanitare apo mungesë të ushqimit. Në një raport të përbashkët të Qeverisë së Haitit, Organit Kombëtar Koordinues për Siguri të Ushqimit dhe Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së, thuhet se në Haiti aktualisht 1.4 milion njerëz kanë nevojë urgjente për ndihma ushqimore. I dërguari i OKB-së për Haitin, Alexis Mashiareli thotë se në disa pjesë të vendit është regjistruar humbje e 100% te të mbjellave nga të cilat popullata lokale jeton. Sipas tij, uragani ka shkatërruar pothuajse të gjitha pemët e kokosit, bananes dhe mangos.