KRYEFAQJA » LAJME » Han: Mirëpresim progresin, por reformat duhen çuar pëpara
Han: Mirëpresim progresin, por reformat duhen çuar pëpara

Han: Mirëpresim progresin, por reformat duhen çuar pëpara

Komisioni i Jashtem i Parlamentit Europian ka nisur diskutimin e Paketës së Zgjerimit.
Komisioneri për negociatat Johanes Han, ka bërë paraqitjet e para të pergjithshme për vendet e Ballkanit perendimor dhe Turqinë që përfshihen në këtë paketë. Fokusimi në shtetin ligjor është jetik, theksoi zoti Hahn.
Sa i takon Shqipërisë, komisioneri Han tha se mirëpriste progresin për adresimin e përparësive kryesore në hapjen e negociatave dhe për të siguruar disa reforma. “Në Shqipëri kam mirëpritur progresin për adresimin e 5 pyetjeve kryesore dhe disa reforma për të avancuar me procesin e integrimit. Më shumë duhet bërë në reformën në gjyqësor, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, më shumë të drejta përsa i përket pronave dhe kompensimit të tyre” tha zoti Han.