KRYEFAQJA » LAJME » Hann: Maqedonia duhet të bëje zgjedhje me standarte që të mund të hapen negociatat
Hahn: Dialog për Reformën në Drejtësi

Hann: Maqedonia duhet të bëje zgjedhje me standarte që të mund të hapen negociatat

Pavarësisht deklaratave të opozitës se Maqedonia nuk është akoma gati për zgjedhje demokratike, partitë qeverisëse njëzëri filluan t’i hapin rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Mazhoranca qeverisëse në Parlamentin maqedonas, në një seance të jashtëzakonshme, miratoi dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski. Deputetet maqedonas gjithashtu votuan shpërbërjen e parlamentit në muajin shkurt dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative në përputhje me marrëveshjen e arritur vitin e shkuar me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, e cila parashikonte datën 24 prill si ditën e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve. Votimi u krye në mungese të deputeteve të opozitës, e cila megjithëse ishte iniciatorja për këto zgjedhje, tashmë kërcënon me bojkot, duke deklaruar se nuk janë krijuar akoma kushtet për zgjedhje demokratike. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, komisionieri europian për zgjerimin Johanes Hann, u ka bërë sot thirrje partive politike në Maqedoni, të respektojnë marrëveshjen e arrirë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, duke theksuar se është e rëndësishme të ketë zgjedhje dhe të kryhen sipas standardeve europiane me qëllim të kthehet besueshmëria në vend. Kjo është thelbësore edhe që vendet tona anëtare të binden që të hapin negociatat”, theksoi zoti Han. “Do të jetë shumë mirë nëse zgjedhjet realizohen nën këtë frymë, ku të gjithë të jenë të përkushtuar. Për cdo rast, u bej thirrje të gjithë aktorëve në vend që t’i përmbahen marreveshjes, porositi komisioneri, duke deklaruar se ngërci në maqedoni i ka lënë prapa proceset integruese por edhe reformat ekonomike brenda vendit.