KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Hapet ekspozita me posterat e filmave të bujshëm të kinemasë shqiptare
zonja nga qyteti veper arti ekspozite arkivi qendror elvira diamanti

Hapet ekspozita me posterat e filmave të bujshëm të kinemasë shqiptare

Një vepër arti më vete kanë qënë posterat që lajmëronin daljen e një filmi në kinematë shqiptare. Piktorët, të cilëve u besohej një film, punonin me shumë përkushtim që të bënin atë që quhet, sot shitja e filmit përmes reklamës. Por ndryshe nga sot, kur mjaftohet me fotografimin e nje sekuence filmi, ateherë piktori punonte mbi skenarin, ndiqte këmba-këmbës regjisorin në shesh xhirimi për të kuptuar atë çka ai donte të realizonte. Një prej piktorëve të njohur të filmave të asaj kohe, është Arben Basha. Ai është piktori i filmit të mirënjohur “Zonja nga qyteti” me regji të Piro Milkanit dhe skenar të dramaturgut Ruzhdi Pulaha.

Me dëshirën që posterat e filmave shqiptarë, artistikë, dokumentarë e vizatimorë, të mos mbeten thjesht një element arkivi, drejtorja e Arkivit Qendror të Filmit, Elvira Diamanti i ka nxjerre ato nga errësira e atyre dhomave, per t’i ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Arti dhe dizajni i filmit shqiptar”, është një ekspozitë interesante, një histori disadekadëshe e kinematografisë shqiptare përmes personazheve të dizenjuar në postera, por dhe përmes skicave të kostumeve që ata vishnin.