KRYEFAQJA » LAJME » Hapet ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar me objekte të shkollave të para shqiptaro-amerikane
muzeu kombetar

Hapet ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar me objekte të shkollave të para shqiptaro-amerikane

125 vjet më parë në Korcë u hap shkolla e Vashave nga Gjerasim dhe Sevasti Qiriazi. Ajo do të shënonte dhe gurin e parë në themelet e shkollave të tjera shqiptaro-amerikane në vendin tonë, hapur mes viteve 1921-1926. Ato janë shkolla teknike në Tiranë, njohur ndryshe si Harri Fullsi, Instituti Kyrjas në Kodër Kamëz, shkolla qytetëse Kennedy në Korce si dhe Instituti Bujqësor shqiptaro-amerikan në Kavajë. Ajo cka përbën historikun e tyre pa dyshim janë fotot, fletoret, librat, e atyre që studiuan apo dhanë mësim në ato shkolla. Në ekspozitën e celur në Muzeun Historik Kombëtar në këtë përvjetor, restauratori Frederik Stamata ka sjellë foto dhe libra të nënës së tij, Irini Noti. Ajo studioi në Institutin Kyrjas në Kodër Kamëz, konsideruar si vijim i shkollës së Vashave në Korce.

Ekspozita është bërë e mundur falë koleksionistëve që kanë mbledhur dhe ruajtur me fanatizëm këto foto dhe materiale me vlera historike.

Krahas fotove dhe objekteve, në ekspozitë është prezantuar dhe një koleksion filatelie ku flamuri shqiptar na shfaqet shumë vite më parë në pullat postare të shtetit amerikan.