KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Hapet ekspozitë në hollin e Muzeut Historik Kombëtar me foto nga genocidi serb
Hapet ekspozitë

Hapet ekspozitë në hollin e Muzeut Historik Kombëtar me foto nga genocidi serb

Rrënqethëse, tronditëse, histori njerëzore dhe dëshmi të një dhune të pashoq janë mbi 200 fotografitë dhe faksimilie dokumentesh të ekspozuara në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Ish-luftëtares së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ndryshe UÇK, Fetnete Ramosajt i janë dashur të paktën 15 vjet të hulumtoje, të zbuloje e së fundi t’i ekspozoje dëshmitë e pasqyruara në këto foto, ku sheh vrasje, tortura, varre masive, dokument ky i genocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës.
Pa dyshim që në memorien e Ramosajt, sot pjesë e Institutit për hulumtimin e krimeve të luftës, mbeten si njolla të zeza histori të jetuara edhe nga vetë ajo. Sipas Ramosajt deri në fund të shekullit të njëzetë njihen 24 programe serbe, të cilat parashikonin në mënyrë të detajuar shfarrosjen e shqiptarëve në Kosovë.