KRYEFAQJA » LAJME » Hapet gara për GJEDNJ
Hapet gara për GJEDNJ

Hapet gara për GJEDNJ

Lista e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut do të mesohet në fund të muajit Nëntor. Njoftimin për aplikim e ka publikuar Gjykata Kushtetuese e cila fton të gjithë të interesuarit ti hyjnë garës që do të ketë kritere të forta për tu kapërcyer. Mësohet se kandidaturat e paraqitura deri në fund të këtij muaji pranë qeverisë do të filtrohen hollësisht përfshirë edhe financat që zotërojnë dhe mes tyre qeveria duhet të përzgjedhë tre më të mirët. Gjyqtari do të dalë mes tre kandidatëve emrat e të cilëve qeveria do ti dorëzojë pranë Këshillit të Evropës deri në 20 Mars të vitit të ardhshëm. Në rast se ligji i Vetingut do të riktheht në fuqi brenda këtij viti, pas opinionit të komisionit të Venecias, atëhere tre kandidatët që do ti dërgohen Këshillit të Evropës do të duhet tu nënshtrohen edhe ligjit të ri.