KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Hapet “Sporteli i Vetëm Doganor”
Hapet "Sporteli i Vetëm Doganor"

Hapet “Sporteli i Vetëm Doganor”

Doganat shqiptare po lehtësojnë gjithnjë e më shumë procedurat për bizneset që qarkullojnë mallrat e eksport importit. Pas miratimit të “Kodit të Ri Doganor” ato kanë inaguruar të hënën fillimin e aplikimit të “Sportelit të Vetëm Doganor”. Sipas drejtoreshës së përgjithshme të doganave Pranvera Fagu përfitimet janë shumëplanëshe për bizneset, shkurtohet koha e praktikave administrative, ulet kostoja e aplikimit, rritet nveli i transparencës, rritet niveli i zbatueshmërisë ligjore si dhe i pozicionit konkurrues në treg. Nga ana e saj administrata doganore parashikon të ketë përfitime të rëndësishme, si mbledhje më korrekte të detyrimeve doganore, ulje të nivelit të korrupsionit, transparencë në marrëdhëniet me bizneset, lehtësim të shkëmbimi të të dhënave në nivel ndërkombëtar.