KRYEFAQJA » LAJME » Hapja e negociatave, Basha këmbëngul për dekriminalizimin dhe zgjedhjet e lira
Hapja e negociatave, Basha këmbëngul për dekriminalizimin dhe zgjedhjet e lira

Hapja e negociatave, Basha këmbëngul për dekriminalizimin dhe zgjedhjet e lira

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në  takim Ministrin Federal të Agrikulturës dhe Ushqimit të Gjermanisë njëkohësisht nën-Kryetar i CSU-së , me të cilin ndau vlerësimin për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave Shqipëri-BE. Basha theksoi se një prej problemeve që po has vendi është moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit duke rrezikuar demokracinë. Për fat të keq tha Basha kthimi i drogës në aktivitetin më të madh prodhues në vend ka nxjerrë në pah forcimin e krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me segmentet më të larta shtetërore. “Sfida më e madhe sot është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh Basha. Ndërkaq Schmidt  garantoi Bashën se CSU do të jetë në krah të Partise Demokratike në çdo sfidë të saj dhe Shqipërisë. Basha garantoi se Partia Demokratike ashtu si deri me tani do të vijojë të japë mbështetje totale  për Integrimin Europian të Shqipërisë, në sinkron të plotë me parimet themelore të Partisë Demokratike.