KRYEFAQJA » LAJME » Hapsirat publike, qeveria vendos rregulla
Hapsirat publike, qeveria vendos rregulla

Hapsirat publike, qeveria vendos rregulla

Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin “Për rregullat, kushtet dhe procedurat për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”. Propozimi është bërë nga Ministria e Zhvillimit Urban. Përcaktimi i këtyre rregullave ligjore mbi hapësirat publike, do të bëjë të mundur vendosjen e kontrollit publik mbi to, duke i dhënë fund procesit të braktisjes dhe zaptimit të hapësirave që janë jetike dhe funksionale për garantimin e cilësisë së jetesës së komunitetit që jeton përreth.
Ndër vite, hapësirat publike shpesh herë janë lënë pas dore nga qeverisja vendore dhe qendrore dhe jo rrallë herë janë përdorur për përfitime personale. Ndaj, qëllimi kryesor i rregullimit të hapësirës publike është përcaktimi i kushteve dhe rregullave për mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e hapësirave publike në interes të qytetarëve, në mënyrë të veçantë fëmijëve, të moshuarve që kanë nevojë për hapësira të lira lëvizjeje dhe rekreacioni. Disa aksione të ndërmarra në kohë të ndryshme nga organet qendrore apo lokale, me shumë kanë patur efekt propagandistik se sa kanë zgjidhur problemet. Në jo pak raste ato i kanë shërbyer edhe luftës politike mes palëve.