KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj do të dali të enjten para gjykatës
Haradinaj do të dali të enjten para gjykatës

Haradinaj do të dali të enjten para gjykatës

Kreu i AAK Ramush Haradinaj pritet të dali të enjten para një gjykate pasi një ditë më parë u ndalua në aeroportin e Bazelit në Zvicër për llogari të autoriteteve franceze. Zoti Haradinaj u ndalua ndonëse kishte pasaportë diplomatike nga shteti i Kosovës, pasi ndaj tij egzistonte një urdhër arresti i lëshuar nga Serbia që në vitin 2004. Sipas agjensisë së lajmeve Reuters gjykata do të fillojnë shqyrtimin nëse kishte arsye që të mos zbatohej kërkesa për ektradim, posaçërisht nëse ajo është lëshuar për qëllime politike.
Ndërkohë autoritetet shtetërore të Kosovës kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të zoti Haradinaj. Qeveria e Kosovës, njoftoi se “të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”. Ministria e Jashtme dhe ajo e Drejtësisë thonë se kanë nisur “përmes Ambasadës në Paris notat verbale dhe kërkesat për lirimin sa më të shpejtë të zotit Haradinaj”.