KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj kritika në prag të bisedimeve Kosovë – Serbi
haradinaj, marrdheniet kosove serbi, rajoni

Haradinaj kritika në prag të bisedimeve Kosovë – Serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Mustafa dhe presidentin Thaçi për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Haradinaj në rrjetin social, Facebook, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, janë shndërruar në kukulla të Serbisë. “Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se të ulesh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.