KRYEFAQJA » LAJME » Harito: “Aplikimet elektronike, shmangni korrupsionin dhe merni shërbimet në kohë.”
adisa, shqiperi, milena harito, zyrat e regjistrimit te pronave te paluajteshme

Harito: “Aplikimet elektronike, shmangni korrupsionin dhe merni shërbimet në kohë.”

55 mijë aplikime janë regjistruar në sportelet e Zyrave të regjistrimit të pasurive të Paluajtshme, që nga nëntori i viti të shkuar kur shërbimet e dhënies së çertifikatave kaluan nën menaxhimin e Qendrës së Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA, duke mbuluar në kohë, 80 % të tyre.

Në një vizitë dhe takim informimi me qytetarët ministrja e shtetit Harito, ka biseduar me qytetarët dhe dëgjuar edhe sugjerimet e tyre.

Respektim të standarteve dhe procedurave të aplikimit elektronik, duke evituar kontaktimin e drejtpërdrejtë me punonjësit, ka theksuar ministrja, për të shmangur çdo formë e mundësi korrupsioni dhe siguruar marrjen e shërbimeve në kohë.