KRYEFAQJA » LAJME » Harito rreth veçorive të Progres Raportit 2015
m.h.

Harito rreth veçorive të Progres Raportit 2015

Është mbyllur sot faza e katërt dhe e fundit e konsultimeve për reflektimet e gjetjeve të Progres Raportit 2015, bazuar në Direktivë Europiane 2000/31/EC, per amendimet e Ligjit për Tregëtinë Elektronike. Rregullimin me ligj i përmbajtjes dhe rregjistrimit të portaleve online, lufta kundër terrorizmit, qëndrimi karshi rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes, propozimet “Bregu” për ndryshimet në Kodin Civil dhe Ligjit për Mediat Audiovizive për filtrimin e komentet fyese janë trajtuar me vëmendje të vecantë.  Perfitimit nga eksperiencat e suksesshme të menaxhimit të portaleve, sanksione deri ne 200.000 apo 100. 000 lekët të rinj, proporcionale me dëmin e shkaktuar, të vendosura nga gjykata, si dhe shpejtësine në heqjen e materialit te paligjshëm nga 24 deri ne 48 h nga raportimi përbëjnë disa nga pikat e propozuara dhe marra parasysh. Tashmë amendimet do të reflektohen në projektligjit e ri dhe kalojnë më pas procedurat për miratimin në parlament.