KRYEFAQJA » LAJME » Harito:Përdorimi i kompjuterit nga ndërmarrjet ekonomike

Harito:Përdorimi i kompjuterit nga ndërmarrjet ekonomike

Për herë të parë në vendin tonë është kryer një anketë për përdorimin e kompjuterit nga ndërmarrjet ekonomike përgjatë vitit 2015. Ky studim ka përfshirë 1562 ndërmarrje me mbi 10 punonjës.

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito u shpreh se ky numër i madh i përdorimit të kompjuterit dhe internetit vjen pas disa iniciativave të ndërmarra nga qeveria në bazë të axhendës dixhitale 2014-2020.

Lidhur me aktivitetin ekonomik, përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e industrisë përpunuese dhe në aktivitetin e ndërtimit . Kompjuterat janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e Informacionit dhe komunikacionit dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike.