KRYEFAQJA » LAJME » Harta e tarifave të parkimit në Tiranë
Harta e tarifave të parkimit në Tiranë

Harta e tarifave të parkimit në Tiranë

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar mes debatesh të shumta mbrëmjen e së mërkurës projektin për parkingjet me pagesë në kryeqytet. Projekti, i cili ende nuk dihet se kur do të fillojë të zbatohet, në thelb parashikon pagesën për parkim brenda gjithë vijës së verdhë të Tiranës. Sipas projektit, do të krijohet një agjensi e quajtur “Parking Tirana” e cila do të menaxhojë gjithë procesin. Ai parashikon ndarjen e Tiranës në 3 zona tarifimi, Zona A, Zona B, Zona C. Të gjitha zonat parashikojnë një qëndrim prej 5 minta falas dhe më pas tarifimi i tyre sipas kohës së qëndrimit dhe llojit të mjeteve.

Më hollësisht shikoni hartën

Në zonën A, që në hartë është e shënjuar me ngjyrë rozë, përshihen “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit””, “Bulevardi “Zogu i Parë”, zona e njohur si Pallatet 9 katëshe dhe zonën e ish-Bllokut.

Tarifat në këtë zonë janë.

AUTOVETURAT

Nga 0-3 orë kushton 300 lekë
3-8 orë 500 lekë
8-12 orë 800 lekë
12-24 orë 1000

AUTOBUSET

1 orё     500 lekë
1- 3 orё   1,000 lekë
3- 8 orё 2,000 lekë
8-24 orё  3,500 lekë

Në zonën B, shënjuar me ngjyrë të  kaltër,  përfshihen parkimet në: Bulevardi “Zhan Dark”, zona e Brrylit, Rruga “Bardhyl”, Rruga “5 Maji”, Stacioni i Trenit, Zogu i Zi, Rruga “Muhamet Gjollesha”.

Tarifat në këtë zonë janë:

AUTOVETURAT

Nga 0-3 orë kushton 100 lekë
3-8 orë 250 lekë
8-24 orë 300 lekë

AUTOBUSET

1 Orё     250 lekë
1- 3 Orё   500 lekë
3- 8 Orё   800 lekë
8-24 Orё  1,000 lekë

Në zonën C, që në hartë është me ngjyrë jeshile, përfshihen parkimet në periferi të qytetit, në zona dikur ish komuna.

Tarifat në këtë zonë janë.

AUTOVETURAT

Nga 0-3 orë kushton 50 lekë
3-8 orë 120 lekë
8-24 orë 250 lekë

AUTOBUSET

1 Orё     150 lekë
1 – 3 Orё   300  lekë
3 – 8 Orё  300  lekë
8 – 24 Orё  500  lekë

Bashkia ka vendosur tarifa edhe për ata që duan të rezervojnë parkimet, duke i ndarë në 4 paketa, 1 mujore, 3  mujore, 6 mujore dhe 12 mujore. Çmimet ndryshojnë në bazë të zonës së tarifimit.

Për 24 orë rezervim në një vit të plotë kalendarik,  pagesesa është 438,000 lekë.