KRYEFAQJA » LAJME » Hartman: Millosheviç helmoi veten
milosevic_sloba1

Hartman: Millosheviç helmoi veten

Florence Hartman, ish-zëdhënëse e Prokurorisë në Hagë, ka thënë se ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç qëllimisht mori mjekim të parregullt, në mënyrë që t’i përkeqësohej shëndeti dhe të lirohej për t’u mbrojtur në liri dhe të arratisej në Rusi. Siç thotë ajo, e cituar nga disa media serbe, Millosheviçi kishte helmuar veten, sepse për një kohë te gjatë merrte ilaçin “rifampicin”, një bar që përdoret për mjekimin e lebrozës, dhe i cili asnjanëson efektin e mjekimit që përdorte për tensionin e lartë të gjakut, nga i cili vuante. Pikërisht nga kjo gjë edhe vdiq, ç’ka nuk ishte qëllimi i tij. Qëllimi i tij ishte të përkeqësonte gjendjen shëndetësore, deklaroi zonja Hartman. Sllobodan Milosheviç vdiq në qelinë e tij në burgun e Hagës më 11 mars 2006, ndërsa gjykohej për genocid e krime kundër njerëzimit për luftërat në Bosnje dhe Kosovë.