KRYEFAQJA » LAJME » Hartohet për miratim ligji i sigurisë kibernetike

Hartohet për miratim ligji i sigurisë kibernetike

Për herë të parë në Shqipëri, hartohet për miratim ligji i sigurisë kibernetike. Hartuar në përputhje të plotë me direktivën europiane përkatëse, ky ligj adreson identifikimin e infrastrukturave kritike, dhe përcakton raportimin e incidenteve e mënyrën e zgjidhjes së tyre edhe në rast krizash kibernetike në sektorë kyç si psh bankat:

Rritja e komunikimit përmes internetit dhe informatizimi i shoqërisë, për ministren Harito përbën një vlerë të shtuar në zhvillimin ekonomik.

Diskutimi mblodhi në tryezë përfaqësues të institucioneve publike e private për sensibilizimin ndaj tij e përmirësim të pikave specifike. Autoriteti përgjegjës për sigurinë kompjuterike ALCIRT, është i ngarkuar në mbikqyrjen e zbatimin e tij.