KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Harvey Keitel: SHBA-të duhet të kenë një president që lufton muret, dhe jo një që t’i ndërtojë
harvey keitel

Harvey Keitel: SHBA-të duhet të kenë një president që lufton muret, dhe jo një që t’i ndërtojë

Aktori amerikan Harvi Kajtëll u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të reflektojnë se si duan që vendi i tyre të përfaqësohet në sytë e botës. “Vendi duhet të ketë një president që lufton muret, dhe jo një që do të ndërtojë të tillë”, thotë ai në një intervistë për italianen La Republica, gjatë pjesëmarrjes në festivalin në edicionin e 62-të të filmit Taormina, që po zhvillohet në Itali. “Në të shkuarën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë shumë për pjesën tjetër të botës. Prandaj, mendoj se ne kemi të drejtë të kemi udhëheqës që karakterizohen nga toleranca, respekti ndaj grave që luftojnë kundër grykësisë”, u shpreh ai. Ndërsa theksoi se tashmë është koha që qytetarët jo vetëm të shprehin idetë por edhe të jenë aktivë në vendimmarrje. Aktori hollivudian deklaroi se Amerika duhet të luftojë për shkatërrimin e mureve, siç ndodhi në të shkuarën me Murin e Berlinit.