KRYEFAQJA » LAJME » Hashim Thaçi mbështet marrëveshjen për demarkacionin me Malin e zi

Hashim Thaçi mbështet marrëveshjen për demarkacionin me Malin e zi

Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, është komentuar nga Zëvëndëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin social facebook. Sipas Thaçit, deklarata e DASH rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë, profesional, ligjor dhe kushtetues. Demarkacioni është bërë në bazë të vijave kufitare të caktuara nga Kushtetuta e vitit 1974 dhe duke u mbështetur në dokumentin e presidentit Ahtisari, mbi bazën e të cilit është shpallur edhe Pavarësia e Republikës së Kosovës. Ritheksoj që SHBA-të, pavarësinë tonë e kanë njohur në bazë të tërësisë territoriale dhe kufijve aktuale të shtetit të Kosovës, deklaroi zëvëndës kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në faqen e tij të facebook.